Fokus

Zbulohet veterani fals

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 01 June 2018

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzën kundër S.H., për veprat penale “Falsifikim i dokumentit” “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri S.H., më 15 mars  në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përkatësisht në Departamentin për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile zyra në Pejë, fillimisht falsifikon dhe pastaj me dije përdor dokumentin e falsifikuar dhe atë certifikatën e veteranit dhe vërtetimin e Komisionit Qeveritar, ku me këtë vë në lajthim organin e lartcekur të cilët duke menduar se këto janë të vërteta e vendosin në skemën pensionale dhe veteranëve të luftës.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave të përshkruara sikur më lart.

-Advertisement-

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpall fajtorë dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera