Sport

Zbulohet arsyeja se pse Courtois nuk do të debutojë sonte për Real Madridin

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 15 August 2018

Raportohet se Thibaut Courtois do të mungojë në Superkupën e Evropës ndaj Atletico Madridit sepse ai nuk është regjistruar.

Portieri belg pritej të debutonte për klubin e tij të ri pas transferimit nga Chelsea për 35 milionë funte.

Megjithatë, duket se Courtois do të duhet të presë ende për debutimin e tij te Real Madridi.

-Advertisement-

Cadena COPE shkruan se kampioni i Evropës ka dështuar ta regjistrojë 26-vjeçarin me UEFA-n, kështu që ai do ta shikojë ndeshjen e Realit në Tallinn ndaj ish-skuadrës së tij.

Courtois ka stërvitur me bashkëlojtarët e tij të rinjë në ”Lillekuela Stadium” të martën në mbrëmje para ndeshjes së sotme.

Keylor Navas do të startojë në portë sonte për Real Madridit, teksa Courtois mund të debutojë të dielën në La Liga ndaj Getafes në Bernabeu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera