Zbulohet arsyeja e vërtetë e ndarjes mes Kim Kardashian dhe Kanye West

Autori: Gazeta inFokus
13:23 | 28 February 2021
Më 19 shkurt të këtij viti, Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade.
Ndërkohë që në media roze janë përfolur arsye të ndryshme për divorcin si tradhti apo konsumim i marrëdhënies, letrat e divorcit kanë zbuluar të vërtetën.
Kim ka cituar në kërkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë ‘diferencat e papajtueshme’.
Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestari për 4 fëmijët e saj, North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Mediat e huaja kanë raportuar më herët se Kim dhe Kanye kanë vizione komplet të ndryshme për mënyrën e rritjes së fëmijëve të tyre.
“Ata e mendojnë krejt ndryshe mënyrën sesi fëmijët duhet të rriten. Kim do ta mbështesë gjithnjë Kanye-n dhe kauzat e tij, por e ardhmja e saj në lidhje me punën, fëmijët dhe jetën në përgjithësi i përket asaj. Është ajo që bën të mundur gjithçka”, ka treguar një burim për “People”.
Gjithashtu, Kim ka kërkuar që mbështetja bashkëshortore qoftë nga ajo ose nga Kanye, të përcaktohet pas finalizimit të divorcit. Thuhet se ish-çifti po bashkëpunojnë për një marrëveshje për zgjidhjen e pasurisë. Ndërkohë kujtojmë se pritet që divorci i tyre të transmetohet i gjithi në sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”, ku duket se do të flasin për herë të parë për gjithçka që ka ndodhur.

Të tjera
-
Haradinaj bën thirrje: Mos udhëtoni në Serbi – rrezik për pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë një thirrje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë...
-
Shkruan Mero Baze: Bujar Bukoshi – doktori që mori në dorë fatin e Kosovës
Shkruan: Mero Baze Bujar Bukoshi është ndarë nga jeta sot në mëngjes, pas ...
-
12 tetori i zgjedhjeve, partitë nisin përgatitjet – kush janë kandidatët për kryetarë komunash që u zyrtarizuan deri më tani
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor ...
-
Kurti hap Javën e Krenarisë: Secili ka të drejtë të jetë ai që është
Kryeministri në detyrë Albin Kurti hapi zyrtarisht Javën e Krenarisë 2025 në ...
-
Rama: Kemi nisur punën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se qeveria shqiptare ka...
-
Shala i Nismës: Nuk kemi marrëveshje me VV-në, qëndrimi ynë Limaj kryeparlamentar
Nisma Socialdemokrate “nuk ka marrëveshje” me Vetëvendosjen, tha Endrit Shala...
-
Ngërçi politik, presidentja Osmani ka gati një draft të lëndës për ta dërguar në Kushtetuese
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancën e 30-të me radhë. As gjatë ditës së nesë...
-
Çfarë dihet deri më tash për ndalimin e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale në Serbi?
Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, tash e...
-
Policia njofton për vizitën e Presidentit Begaj në Prishtinë – në disa rrugë do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë sot për n...
-
I dehuri shkakton aksident në Drenas, lëndohet një grua
Një person është arrestuar në Drenas pasi që i njëjti duke drejtuar automjeti...
-
1880 gjoba trafiku në 24 orët e fundit – 30 aksidente me të lënduar
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat 24-orëshe për sigurinë në trafik d...
-
Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia g...