Rozë

Zbulohet arsyeja e sherrit me mes Phil Foden dhe së dashurës së tij

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 06 September 2022

Në fund të qershorit të kaluar, Phil Foden bëri bujë për shkak të një zënke me të dashurën e tij gjatë kohës kur po kalonin pushimet në Greqi. Pas një mbylljeje spektakolare të sezonit, futbollisti i Manchester City ka udhëtuar drejt ishullit grek të Korfuzit për të shijuar pushimet me Rebecca Cooke, pertneren e tij.

Mirëpo, situata shpërtheu kur Rebecca shfrytëzoi faktin që partneri i saj ishte në ujë për të kontrolluar celularin dhe për të parë diçka që e zemëroi deri në atë pikë sa të dy u detyruan të largoheshin nga plazhi.

Cooke ishte zemëruar pa masë dhe i hakërrehej Fodenit me fjalë të tilla: “ti mendon se jam budallaqe” apo “ti bën gjithmonë të njëjtën gjë”, por arsyeja e diskutimit ishte një mister. Por jo më. Siç zbulohet ekskluzivisht nga tabloidi britanik “The Sun”, mosmarrëveshja u shkaktua nga një “like” që futbollisti i dha në mars një fotografie me të brendshme të Holly Burns, një prej “yjeve” më të njohura televizive në Mbretërinë e Bashkuar.

-Advertisement-

“Holly është një vajzë mahnitëse dhe pa dyshim që tërheq interesin e shumë njerëzve”, tha një burim për tabloidin anglez. “Ishte thjesht një flirtim i pafajshëm në internet, nuk ishte asgjë më shumë se kaq,” shtoi ai.

Holly Burns është, influencuese, grimiere dhe gjithashtu punon si stjuardesë. Ajo ka më shumë se 119 000 ndjekës në Instagram dhe ka marrë pjesë një reality show. Sipas saj, ajo nuk dëshiron të jetë me dikë të famshëm, sepse është gjithmonë e ndërlikuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera