Sport

Zbulohen fjalët që Rrahmani ia tha Gattusos para se ky i fundit ta kapte për fytyre

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 22 February 2021

Atalanta dhe Napoli u përballen të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së 23-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Fitore shënuan vendasit që mposhtën napolitanët me rezultat 4-2, në sfidën e luajtur në Bergamo.

Por, gjatë ndeshjes një moment gëzimi ndërmjet trajnerit të Napolit, Gennaro Gattusos dhe futbollistit kosovar, Amir Rrahmanit është bërë viral në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Pasi Napoli e barazoi rezultatin 1-1, kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, shkoi në drejtim të Gattusos për ta festuar golin e barazimit.

Gjatë festes, tekniku italian kapi për fytyrën mbrojtësin dardan dhe me pas e përqafoi, duke lenë të kuptohet se kapja për fytyre ishte në shenjë gëzimi mes tyre.

Pas gjithës kësaj, një gazetar italian ka raportuar fjalët që Rrahmani ia tha Gattusos pasi Napoli realizoi gol.

“Ia dolëm, shënuam”, mësohet ti këtë thënë Rrahmani-Gatussos.

Më poshtë keni momentin kur trajneri italian kap për fytyre futbollistin prishtinas dhe festojnë golin e barazimit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera