Zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit, “kompromisi” që duhet ta bëjë Kosova për anëtarësim në KiE
Autori: Gazeta inFokus
17:16 | 06 March 2024
Muaji prill pritet të jetë vendimtar për sa i përket fatit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kur nis sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare.
Kosova do të shkojë atje me synimin për të marrë sinjalin për të ecur pastaj në fazën tjetër, e cila ka karakter politik e që është seanca ministrore. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të lartë qeveritarë.
Në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ish-kryediplomatja greke, Dora Bakoyanis, do të paraqesë raportin gjithpërfshirës.
Nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës është mësuar se kritika që do të paraqitet karshi autoriteteve të Kosovës do të jenë vlerësimet e ekzekutivit për vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë kontekst, në fokus është moszbatimi i vendimit të Kushtetueses sa i përket pronave të Manastirit të Deçanit.
Nga Qeveria e Kosovës mësohet se për këtë temë, e cila në aspektin zbatues i bie barrë autoriteteve komunale të Deçanit, pritet të ketë thirrje inkurajuese për zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Kjo përkundër qëndrimit të mëparshëm të kësaj qeverie karshi këtij vendimi. Megjithatë nga zyrtarët e lartë qeveritarë ky po shihet si “kompromis” për të marrë mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Pjesa tjetër e raportit, sipas autoriteteve qeveritare, konfirmon progresin e Kosovës andaj edhe përbën bazë për të shpresuar në sinjale pozitive.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse në Këshillin Ministror të Këshillit të Evropës që mbahet në maj të këtij viti, a do t’i parashtrohen Kosovës kushte specifike, ndikuar nga rrethanat politike siç janë: dialogu, asociacioni e çështja e dinarit./RTK

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...































