Lajme

Zbardhet skenari i protestës! Berisha pritet me brohorima, çfarë po ndodh para selisë së PD

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 11 February 2023

Ndërsa na ndajnë pak orë nga protesta e opozitës shqiptare që do të zhvillohet përpara kryeministrisë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar në selinë blu dhe pritet që të dalë prej aty rreth orës 12:00.

Para selisë së PD-së janë mbledhur simpatizantë demokratë, që mbajnë në duar flamuj të SHBA-ve, atë kuqezi dhe atë të PD-së, ndërsa dëgjohen herë pas here teksa lëshojnë thirrje kundër kryeministrit Rama dhe brohorima pro Berishës.

Ashtu siç ishte njoftuar që dje ka nisur zbatimi i planit të masave nga Policia e Shtetit për mbarëvatjen e protestës. Disa rrugë janë bllokuar. Përballë Kryeministrisë po vendosen punonjës të policisë, ndërsa nuk ka indicie për ndonjë skenar të mundshëm për dhunë. Ndërkohë më vonë pritet të vendoset edhe kordoni i policisë para kësaj godine shtetërore, e cila do të jetë edhe epiqendra e akuzave të protestës së sotme të opozitës.

-Advertisement-

Sa i përket opozitës duket e organizuar. Protestuesit do të ndahen në disa pika të kryeqytetit në orën 12:00. Mësohet se një pjesë tyre do të mblidhet në sheshin Skënderbej dhe një pjesë te Nënë Tereza. Ndërkohë që pas daljes së kryedemokratit Sali Berisha nga selia e PD-së, ai do të marshojë drejt bulevardit bashke me demokratët, duke iu bashkangjitur turmës dhe më pas do të stacionohen para Kryeministrisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera