Fokus

Zbardhen detaje të reja për bombën në aeroportin e Prishtinës, kështu u bë kërcënimi

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 28 December 2022

Alarmi për kërcënimin e ekzistimit të një bombe në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, shkaktoi evakuimin e të gjithë udhëtarëve por edhe të personelit, shkruan Gazeta Infokus.

E ky kërcënim aeroportit të Prishtinës i erdhi në gjuhen arabe.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të sigurta të Gazetës Infokus brenda aeroportit ku thanë se është pranuar një email e ku thuhej se brenda hapësirave të aeroportit gjendet një bombë.

-Advertisement-

“Aeroporti ka pranuar një email në gjuhen arabe ju thuhet se brenda hapësirave te aeroportit ka një bombë”, ka thënë ky burim.

Ndryshe aeroporti është mbyllur përkohësisht pas  këtij kërcënimi me bombë dhe  vazhdon të jetë i mbylluar akoma.

“Aeroporti vazhdon të jetë i mbylluar akoma”, tha ky burim.

E po ashtu lajmi ishte konfirmuar për Gazetën Infokus edhe nga zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara.

“Kujtojmë se kemi pranuar një kërcënim për bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka deklaruar zyrtarja Gara për Infokus./Gazeta Infokus/

LAJMI I FUNDIT: Alarm për bombë në aeroportin “Adem Jahari”, në Prishtinë

Pamje nga evakuimi i udhëtarëve dhe stafit në aeroportin “Adem Jashari”, pas alarmit për bombë

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera