Lajme

Zana Avdiu: Ministrja e Kurtit kishte 200 mijë euro në llogari, VV shkeli esencën e saj

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 08 May 2023

Zana Avdiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se, sipas standardeve të VV-së, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është “oligarke”

Avdiu ka komentuar deklarimin e pasurisë të pushtetarëve, duke shtuar se VV dikur i sulmonte personat që kishin pasuri të ngjashme.

“Nuk është puna vetëm tek ministrat. Shikoni edhe këshilltarët. Edhe ata kanë shuma marramendëse. Ministrja e Ekonomisë i kishte 200 mijë euro kursime. Sipas standardeve të VV-së kjo ministre tani është oligarkë”, tha ajo.

-Advertisement-

“Po të ishte Rizvanolli ministre në vitin 2017 në PDK do të sulmohej ashpër nga VV-ja e opozitës”, shtoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera