Fokus

Zana Avdiu kritikon fuqishëm qeverinë Kurti

Autori: Ermirë Berisha 21:43 | 15 August 2022

Aktivistja, Zana Avdiu, ka thënë se qeveria Kurti nuk i ka mbajtur aspak premtimet në raport me të drejtat e grave në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Avdiu për emisionin Gratë N’Fokus me Era Berisha, ka shtuar se për 4 muaj janë bërë 5 vrasje ndaj grave dhe qeveria Kurti nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e tyre.

Ajo gjithashtu ka theksuar se aktualisht kjo qeveri nuk është duke bërë asgjë.

-Advertisement-

“Vetëvendosja është votuar në numër të madh të grave, premtimet kanë qenë jashtë zakonisht shumë në drejtim të kësaj fushe, kësaj natyre por jo nuk është  duke bërë, nuk është  duke bërë  asgjë në fakt unë nuk di qe ka bërë  diçka për gratë. Nuk kemi vende të reja të  punës vetëm për gratë, me i stimulu gratë me iu dhanë hapësirë  ka qenë  pjesë e premtimeve të  tyre asnjë  nga këto nuk është duke u bërë .Pastaj nuk kemi diçka konkrete për luftimin  e dhunës dhe vrasjen ndaj grave, vetëm 4 muajt  e parë  në  Kosovë  i kemi pas 5 vrasje çka ka bo qeveria?”, është shprehur Avdiu./inFokus/

Kujtojmë që realizimi i këtij emisioni është mundësuar nga kompania më e mirë  e udhëtimit, Air Tiketa.

Ndiqeni emisionin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera