Lajme

Zagreb: Vret ish-partneren me sëpatë, por gjatë ikjes e shkel vetura

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 05 January 2023

Një mashkull ka sulmuar me sëpatë një grua dhe një fëmijë një vjeç e gjysmë të mërkurën në mbrëmje në Zagreb. Vajza ka vdekur, si pasojë e plagëve të marra në një spital në Zagreb.

Por, sulmuesin, 41 vjeçar gjatë ikjes, e ka shkelur vetura dhe ka mbetur i vdekur, raportojnë mediat kroate, përcjell Klankosova.tv.

Sipas burimeve jozyrtare të gazetës kroate Jutarnji, të mërkurën mbrëma rreth orës 20:30 ka ndodhur një përleshje në familje, gjatë së cilës një mashkull ka sulmuar ish-partneren dhe fëmijën e saj në shtëpinë ku ata jetojnë.

-Advertisement-

Policia ka konfirmuar për N1 të Zagrebit se do të lëshojë një deklaratë lidhur me këtë rast.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera