Lajme

Zafir Berisha vërshohet nga profilet ‘fake’, thotë se këta po votojnë edhe në sondazhe

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 22 January 2021

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, duket se tashmë ka probleme me llogarinë e tij të ‘facebook’-ut, e cila i është vërshuar nga profile të rrejshme.

Një gjë të tillë Berisha e ka bërë publike në llogarinë e tij, teksa ndërlidh një gjë të tillë me fushatën parazgjedhore.

“Miq te nderuar, A e ka iden ndonjeri nga ju, cila race a sekte politik jane keta tipa qe jane aktivizu ne postimin per aktivitetet parazgjedhore ne Prizren!”, ka shkruar Zafir Berisha.

-Advertisement-

Ai thotë se është kurioz ta dij nëse këto profile do të votojnë në zgjedhje, sepse siç potencon tutje thotë se është i sigurt që këta votojnë në sondazhet e Armend Mujës e Besnik Bislimit.

“Jame kurreshtar me diten se me 14 shkurte keta tipa a kane me votu sepse neper sontazhe te telivizioneve e te Armend Mujes dhe Besnik Bislimit e di qe votojn!”, ka shkruar Berisha.

Miq te nderuar,
A e ka iden ndonjeri nga ju, cila race a sekte politik jane keta tipa qe jane aktivizu ne postimin per…

Posted by Zafir Berisha on Thursday, January 21, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera