Zafir Berisha: Kurti po e vret veten, nuk ka budalla në Kosovë që shkon në burg për të

Autori: Gazeta inFokus
23:03 | 30 August 2023
“Mendoj që Albin Kurti është duke vrarë vetveten, nuk ka budall në Kosovë që humb kohën në burg për Albin Kurtin”.
Kështu ka deklaruar ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zafir Berisha pas deklaratave të Faton Klinakut nga OVL – UÇK.
Berisha ka deklaruar se deklaratat e Klinakut u devijuan qëllimisht. Krahas kësaj, ai pati kritika për ekzekutivin dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Mendoj që Albin Kurti është duke vrarë vetveten, nuk ka budalla në Kosovë që humb kohën në burg për Albin Kurtin. Sepse ai çdo ditë nga pak po e vranë vetveten. Mendoj se deklarata është devijuar qëllimisht në radhë të parë nga Glauku, shefi i bandave të hienave. Shefi i bandave të hienave të rrjeteve sociale sepse ky debat ka të bëj për të iu ikur dështimeve të Qeverisë dhe super skandaleve që po ndodhin. Mendoj se kjo çështje u rrit shumë më tepër sesa është dashur të rritet”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.
“E njoh deri diku Faton Klinakun i cili nuk është prej asaj kategorie të njerëzve që shkon në burg për Albin Kurtin, i cili vret çdo ditë vetveten”, ka deklaruar Berisha.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku, është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratën e tij për kryeministrin Albin Kurti, e cila u vlerësua si kërcënim ndaj tij.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar vetë Klinaku, duke bërë të ditur se ai është intervistuar në prani të avokatit të tij, duke mos dashur të japë më shumë detaje.
Klinaku ka ndarë dje në rrjetin social në Facebook një bisedë që ka pasur me një votues të Kurtit, ku, ndër të tjera, ka thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Të tjera
-
Lushtaku: Partia e parë po e shkel Kushtetutën, me deputetë të dirigjuar
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar ashpër...
-
Strehon 275 qenë endacakë, Komuna e Prishtinës paguan qytetarin 165 mijë euro në vit
13 mijë e 750 euro është shuma që qytetari P.G merr në muaj për 275 qentë që ...
-
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja që u aksidentua javën e kaluar
Një i ri ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ai u ak...
-
Policia e Kosovës shpall konkurs për vende të reja pune në disa qytete
Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për disa pozita të lira pune në kuadër ...
-
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje
A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? ...
-
Muharremi: VV dominon te votuesit me të ardhura të ulëta, PDK ngjitet te shtresa e pasur
Analisti Shenoll Muharremi ka ndarë rezultatet e matjes së fundit të opinioni...
-
NASA ka bërë një zbulim të ri e të jashtëzakonshëm
Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s ka kapur së fundmi prova të një plane...
-
Fundjavë zie në Ferizaj, vdesin dy të rinj në rrethana të ndryshme
Fundjava që lamë pas ka qenë tejet e rëndë për qytetin e Ferizajt, i cili ësh...
-
Digjet një objekt në fshatin Sllovi të Lipjanit
Në fshatin Sllovi të Lipjanit sonte ka shpërthyer një zjarr i madh në një obj...
-
Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund
Rreth dhjetë mijë njerëz janë mbledhur para Zyrës së Prokurorit të Lartë ...
-
Mesazhet kryesore të Macron nga telefonata me presidentin iranian
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur rrjetet sociale për të thënë s...
-
“Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur deputetit bri...