Lajme

Lushtaku: Partia e parë po e shkel Kushtetutën, me deputetë të dirigjuar

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 30 June 2025

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së deputetëve të mazhorancës, duke e quajtur situatën si “papërgjegjshmëri të lartë” nga partia në pushtet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushtaku ka thënë se disa deputetë janë të “çoroditur”, të tjerë të “hutuar”, disa me vullnet dhe disa të “dirigjuar”, por që të gjithë, sipas tij, po e shkelin besimin e qytetarëve dhe vetë Kushtetutën e Kosovës.

“Po e shkelin kontributin e secilit qytetar për një Kosovë të lirë e të zhvilluar. Tashmë ditët i kanë të numëruara dhe së shpejti do ta marrin përgjigjen e merituar”, ka shkruar Lushtaku./GazetaInfokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera