Lajme

Muharremi: VV dominon te votuesit me të ardhura të ulëta, PDK ngjitet te shtresa e pasur

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 30 June 2025

Analisti Shenoll Muharremi ka ndarë rezultatet e matjes së fundit të opinionit publik për muajin qershor, të cilat tregojnë qartë ndarjen socio-ekonomike të mbështetjes për partitë politike në Kosovë.

Sipas të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje (VV) është më e preferuara nga qytetarët me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Konkretisht, 49.5% e atyre që e preferojnë VV-në, fitojnë nga 151 deri në 300 euro në muaj.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkrahje më të ulët në mesin e votuesve me të ardhura të ulëta, por mbështetja për të rritet dukshëm në mesin e atyre me të ardhura më të larta, duke arritur 32.1% tek ata që fitojnë mbi 900 euro.

-Advertisement-

Sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ajo ka një mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët me të ardhura të ulëta (28.8%), por pëson rënie të dukshme në segmentet me të ardhura më të larta – vetëm 8.6% mbështetje nga ata që fitojnë 751 deri në 900 euro, dhe 15.4% tek ata me të ardhura mbi 900 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera