Lajme

Fundjavë zie në Ferizaj, vdesin dy të rinj në rrethana të ndryshme

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 30 June 2025

Fundjava që lamë pas ka qenë tejet e rëndë për qytetin e Ferizajt, i cili është goditur nga dy ngjarje të dhimbshme që rezultuan me humbjen e jetës së dy të rinjve.

Të shtunën, një 23-vjeçar nga Ferizaj, me inicialet G. S., ka ndërruar jetë në Lezhë të Shqipërisë, ku ndodhej për pushime me familjen.

Sipas Policisë së Lezhës, ai kishte mbërritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal rreth orës 09:00 të mëngjesit. Familjarët e tij kanë deklaruar se i ndjeri kishte pasur probleme shëndetësore që nga fëmijëria, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

-Advertisement-

Ndërkohë, në orët e para të së dielës, një aksident i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku ka humbur jetën një tjetër i ri, 28-vjeçari R. K.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se viktima ishte R. K., 28 vjeç.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera