Lajme

Zaev: Dhuna e mbrëmshme, tentativë për vrasje me paramendim (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 28 April 2017

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në koferncë pas dhunës në Kuvend u shpreh se disa nga dhunuesit ishin pjestarë të policisë.

Zaev pas dhunës në Kuvend u shpreh se Çavkovi më mirë të ik dhe të jep dorëheqje.

“Kemi bërë një hap të madhe në proceset demokratike sipas shumicës parlamentare, kemi bërë hapin e parë me zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe do të vazhdojmë me formimin e institucioneve tjera. Uroj Xhaferin dhe përkujtojë se fortë e mbështesim atë”, tha Zaev.

-Advertisement-

Derisa komentoi dhunën  e mbrëmshme tha se një pjesë nga dhunuesit ishin pjesëtarë të policisë dhe disa të tjerë i cilësoi si banditë që kishin për qëllim likuidimin e tij.

“Ajo mbrëmë që ndodhi ishte tentim për vrasje, kishit rastin ta shihni edhe vetë. Ishte një veprim i koordinuar edhe nga forcat policore”, tha Zaev.

Zaev  dekalroi se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Ivanovit, duke e cilësuar atë si përgjegjës për atë që ndodhi mbrëmë brenda dhe jashtë Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera