Sport

Ylli i FC Ballkanit ndryshon frizurën nga ‘karantina’ dhe bëhet biond (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 04 April 2020

Përhapja e pandemisë së ‘koronavirusit’ në Kosovë ka bërë që aktivitetet sportive të ndalen prej kohësh. Futbollistët janë izoluar në shtëpitë e tyre dhe përgatitjet po i zhvillojnë në mënyrë individuale.

Përveç angazhimeve vetanake, futbollistët po e tregojnë edhe kreativitetin e tyre përmes sfidave të ndryshme, derisa një futbollist mjaft sfidues është edhe sulmuesi i FC Ballkanit, Mirlind Daku, shkruan Gazetasheshi.com.

Futbollisti 22 vjeçar nga Gjilani ka vendosur që të ndryshojë frizurën e tij gjatë kësaj kohe, duke u bërë biond.

-Advertisement-

Një imazh që e ka publikuar në llogarinë e tij vërehet shumë mirë që tashmë ngjyra e flokëve ka ndryshuar, por siç thotë ai, mentaliteti ka mbetur ai i vjetri.

Përderisa Daku ka vendosur që t’i zbardhë flokët e tij, disa futbollistë të tjerë në vendin tonë kanë vendosur që t’i heqin fare ato.

Mbetet për ta parë surprizën e radhës nga futbollistët tanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera