Lajme

Ymeri i përgjigjet Matoshit që pyeti ‘pse SBAShK nuk e filloi grevën në muajin gusht?’

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 23 September 2022

Në hapësirat e Kuvendit të Kosovës është duke u zhvilluar komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ku po diskutohet lidhur me grevën e përgjithshme në arsim.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, ka pyetur se pse Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë nuk e ka filluar grevën verës gjatë muajit gusht.

Ymer Ymeri nga SBAShK, ka treguar se grevën e kanë nisur me 25 gusht, por askush nuk ka dashur të dëgjojë.

-Advertisement-

E kemi nis më 25 gusht dhe s’ka dashur askush të dëgjojë. Nëse ti bën grevë dhe nuk dëmton asgjë, nuk ja ke arritur qëllimit të grevës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera