Sport

Ylli i ri kosovar që luan në Bundesligë injoron keq Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 03 January 2019

Mesfushori i Wolfsburg, Elvis Rexhbeçaj është futbollisti i radhës shqiptar që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare.

Rexhbeçaj ka filluar gradualisht të luajë në formacionin bazë të ”Ujqërve” në Bundesliga, dhe paraqitjet e tij në mesfushë janë të kënaqshme.

Shpeshëherë është përfolur edhe për një ftesë nga Federata e Futbollit të Kosovës në drejtim të tij, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete.

Por, duket se Elvisi nuk e ka primare përfaqësimin e Kosovës, shkruan Zëri.

-Advertisement-

Në një intervistë për Sport Buzzer, Rexhbeçaj ka bërë të ditur se ëndërr e ka të luajë për Kombëtaren gjermane.

”Ndikim të madh sot në futboll kanë paratë, dhe kjo është mjaft shqetësuse. Kanë ndryshuar gjërat, sot bëhet fjalë për miliona dollarë”.

”Ëndërra ime është të luajë për Gjermaninë, por tani duhet vazhdimësi e punës”, u shpreh Rexhbeçaj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera