Sport

Ylli Brazilian i mahnitur nga Muriqi

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 18 January 2020

Futbollisti brazilian, Luiz Gustavo i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Fenerbahces, ka folur në lidhje me shokun e tij të skuadrës, Vedat Muriqin.

Gustavo ka treguar se ai ishte befasuar kur e kishte parë Muriqin dhe nuk e kishte ditur se është një sulmues aq i mirë.

“Isha me të vërtetë i surprizuar kur e pash Vedat Muriqin, nuk e kam ditur se ishte një sulmues kaq i mirë, ai ka talent me standarde evropiane”.

-Advertisement-

Futbollisti kosovar është duke kaluar formë shumë të mirë te skuadra turke, andaj edhe po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera