Uncategorized

Xizang, zhvillim i shpejtë ekonomik në tre dekada

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 27 August 2024

Rajoni Autonom Xizang i Kinës Jugperëndimore ka përjetuar një zhvillim të shpejtë ekonomik që nga viti 1994, kur programi ndihmës nisi me mbështetje mbarëkombëtare për zhvillimin vendor.

Sipas raportit të punës së qeverisë rajonale, ekonomia e Xizang-ut u rrit nga 4.6 miliardë juanë(rreth 644.9 milionë dollarë amerikanë) në vitin 1994 deri në 239.3 miliardë juanë(33.6 miliardë dollarë amerikanë) vjet.

Në vitin 2023, PBB-ja e rajonit u rrit 9.5%, kur norma e rritjes kombëtare ishte 5.2%. PBB-ja e Xizang-ut për frymë tejkaloi 60,000 juanë. Të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve urbanë dhe ruralë u rritën përkatësisht 6.5% dhe 10%.

-Advertisement-

Investimet në prona të paluajtshme të rajonit u rritën 30%, me 34.8% rritje në investime infrastrukturore dhe 31.8% rritje në investime në fusha të lidhura me jetesën e banorëve. Shitjet me pakicë u rritën 22% dhe tregtia e jashtme u rrit 130% në të njëjtën periudhë.

Në vitin 2023, sektori i turizmit në Xizang shënoi rekorde të reja, kur numri i turistëve i kaloi 55 milionë dhe të ardhurat nga turizmi kaluan 65 miliardë juanë.

Për vitin 2024, rajoni ka vendosur një objektiv të normës së rritjes së PBB-së prej rreth 8%, një shpejtësi e dukshme në krahasim me objektivat e shumë rajoneve të tjera të vendit prej 5%.

Në të njëjtën kohë, gjatë tre dekadave të fundit, 10 kontingjente prej afro 12,000 kuadrosh dhe talentesh nga katër anët e vendit janë dërguar në Xizang për të dhënë ndihma në fushat arsimore, mjekësore, të shëndetësisë, të zhvillimit industrial etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera