Negociata intensive për çështjen e antisubvencionit lidhur me automjetet elektrike
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 13 September 2024
Negociatat Kinë-BE për çështjen e antisubvencionit lidhur me automjetet elektrike janë në zhvillim e sipër. Nëse të dy palët do të arrijnë një rezultat para përmbushjes së afatit përfundimtar, ky është bërë fokusi i vëmendjes publike.
Më 20 gusht, BE-ja uli tarifën e vendosur ndaj kompanive kineze të makinave dhe më 10 shtator njoftoi se do ta ulte sërish në një masë të vogël nivelin e tarifës.
Në korrik të vitit të kaluar, Komisioni Evropian publikoi “Rregulloren për subvencionet e huaja”. Sipas dokumentit, Komisioni Evropian mund të nisë hetime ndaj “subvencioneve të huaja që shtrembërojnë tregun e BE-së”
Ding Ru, një ekspert i rregullave ekonomiko-tregtare, i tha CMG-së se, në kuptimin tradicional, “subvencionet” dhe “kundërsubvencionet” përdoren ndaj aktiviteteve tregtare. Por, e ashtuquajtura “Rregullore për subvencionet e huaja” synon kryesisht aktivitetet e investimeve për blerjet e bashkimin e kompanive, dhe pjesëmarrjen në prokurimet qeveritare të shteteve anëtare të BE-së. Kjo është “një shpikje” e BE-së, e cila përfaqëson një prirje të kohëve të fundit të saj, që është pikërisht përdorimi gjithnjë e më i përgjithshëm i mjeteve kundër subvencioneve. Kjo do të thotë që, për sa kohë që BE-ja gjykon se ka “subvencion”, ajo mund të përdorë mjete të ndryshme kundrejt kompanive kineze. Nëse rregullat aktuale nuk funksionojnë, mund të “krijojë” disa ligje dhe rregullore të veçanta.
Të dhënat tregojnë se investimet kineze për automjetet elektrike në Europë po shfaqin një prirje të shpejtë rritjeje. Prodhuesit kinezë të baterive kanë bërë 17.5 miliardë dollarë amerikanë investime në Europë dhe kapaciteti i fabrikave të tyre në Europë pritet të zërë rreth 20% të kapacitetit të përgjithshëm të prodhimit në këtë kontinent deri në fund të vitit 2030
Kina është e gatshme të kërkojë konsensus dhe t’i zgjidhë mosmarrëveshjet nëpërmjet komunikimit, por kjo nuk do të thotë se do të bëjë lëshime mbi interesat e saj thelbësore në këmbim të të ashtuquajturit ‘pajtim’”, nënvizohet në një koment të CMG.
Të tjera
-
Admirali i NATO-s Munsch tregon nëse do të ketë shtim të trupave të KFOR-it në Kosovë
Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcav...
-
BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor, kaq milionë euro pritet t’i përfitojë Kosova
Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedurat e miratimit të ag...
-
Arrestimi i shtetasit të Kosovës në Serbi, çka dihet deri tani
Dje ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se policia serbe ka...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Sot në Kosovë presim stabilizim të plotë të motit. Mëngjesi do të jetë mjaft ...
-
Raportohet për një rast dhụnịmị në Pejë, arrestohet i dyshuari
Policia ka raportuar se një grua në Pejë është dhunuar nga një i dyshuar. ...
-
7 persona rrịhen mes vete në Pejë, lëndohet edhe polici që intervenoi jashtë detyrës zyrtare
Policia ka raportuar se në Pejë 7 persona janë përfshirë në një rrahje, k...
-
Qeveria e Kosovës ndan 200 mijë euro për organizimin e Olimpiadës Matematike për vajza
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dje ka njoftuar se të premten gjatë mbl...
-
Rrạhụ familjarët dhe sụlmoi policët, arrestohet burri në Ferizaj
Një burrë është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizi...
-
Dy punëtore të një marketi në Prishtinë, u ngacmuan vazhdimisht nga tre meshkuj – njëri arrestohet
Dy gra, punëtore të një marketi në Prishtinë, kanë raportuar në polici se vaz...
-
Moti nesër në Kosovë: Kryesisht me diell dhe temperatura deri në 20 gradë
Nga e diela nën ndikimin e një anticikloni stabil na pret mot kryesisht me di...
-
Niveli i pagave, ekspertët: Me pagën mesatare nuk mbulohen shpenzimet në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” ...
-
MPJD kërkon konfirmimin e Serbisë për arrestimin e kosovarit- njoftuan misionet diplomatike
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, pas deklarimit të ministrit të Bren...