Uncategorized

Mbahet Forumi : Promovimi i paqes për një të ardhme të përbashkët”

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 14 September 2024

Forumi i sivjetshëm me temë “Promovimi i paqes për një të ardhme të përbashkët”, i mbajtur në Xiangshan të Pekinit tërhoqi më shumë se 1,800 të ftuar nga mbi 100 vende dhe organizata ndërkombëtare.

Çështjet jetike të sigurisë, nga roli i Jugut Global në zhvillimin paqësor, deri në ndërtimin e një rendi botëror shumëpolar, kanë dominuar eventin tre-ditor, që përfundoi sot.

Ministri i mbrojtjes së Kinës, Dong Jun u bëri thirrje në fjalim vendeve të ndryshme të bashkonin përpjekjet e tyre për të promovuar paqen dhe stabilitetin pasi bota është në një kohë ndryshimi. Ai bëri thirrje gjithashtu për përpjekje të përbashkëta për të promovuar një botë shumëpolare me barazi dhe rend.

-Advertisement-

Sipas tij, forcat e armatosura kineze do të zbatojnë me vendosmëri Iniciativën e Sigurisë Globale dhe do të jenë të gatshme për të ndërtuar një model të ri të partneritetittë sigurisë me ushtritë e vendeve të ndryshme në mbarë botën.

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera