Alicia Kearns: Britania të fokusohet urgjentisht në Ballkan, Vuçiqi po bën plane për aneksimin e veriut
Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 14 September 2024
Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas deklaratave të së premtes të presidentit serb, Alleksandar Vuçiq.
Kearns, e cila është një përkrahëse e patundur e Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar që, pas prononcimit të djeshëm të Vuçiqit, të fokusohet urgjentisht në Ballkan.
Përmes një postimi në X, ajo thotë se edhe pse ka kaluar gati një vit që nga sulmi në Banjskë, ende nuk ka drejtësi, dhe ende nuk ka sanksione nga BE-ja ndaj Serbisë.
“Pothuajse një vit nga sulmi i Banjskës ende nuk ka drejtësi, dhe përkundër pjesëmarrjes së shtetit serb, ende nuk ka sanksione nga BE-ja (vetëm marrëveshje për litium dhe avionë)”, shkruan deputetja angleze.
Kearns thotë se presidenti serb po sillet sikur Putini dhe po bën plane për aneksimin e veriut të Kosovës, mirëpo thekson se Kosova është shtet sovran, dhe se populli i Kosovës veriore dhe serbët e Kosovës “nuk duhet të përdoren si pengje në ambiciet irredentiste”.
“Vuçiqi po vepron në bazë të libri të lojërave të Putinit duke i bërë planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet sektare, populli i Kosovës veriore dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, e jo të përdoren si pengje në ambiciet irredentiste”, shkruan deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.
Kujtojmë se deputetja britanike ishte ndër të parët që kishte paralajmëruar për një sulm të mundshëm në veri të Kosovës, sikurse ai që ndodhi më 24 shtator, 2023 në Banjskë. Korrikun e vitit 2023, ajo kishte alarmuar se në Kosovë po hyn armatim nga Serbia përmes autoambulancave, e të cilat, sipas saj, po vendosen nëpër kisha ortodokse. /Klankosova.tv
Të tjera
-
Admirali i NATO-s Munsch tregon nëse do të ketë shtim të trupave të KFOR-it në Kosovë
Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcav...
-
BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor, kaq milionë euro pritet t’i përfitojë Kosova
Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedurat e miratimit të ag...
-
Arrestimi i shtetasit të Kosovës në Serbi, çka dihet deri tani
Dje ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se policia serbe ka...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Sot në Kosovë presim stabilizim të plotë të motit. Mëngjesi do të jetë mjaft ...
-
Raportohet për një rast dhụnịmị në Pejë, arrestohet i dyshuari
Policia ka raportuar se një grua në Pejë është dhunuar nga një i dyshuar. ...
-
7 persona rrịhen mes vete në Pejë, lëndohet edhe polici që intervenoi jashtë detyrës zyrtare
Policia ka raportuar se në Pejë 7 persona janë përfshirë në një rrahje, k...
-
Qeveria e Kosovës ndan 200 mijë euro për organizimin e Olimpiadës Matematike për vajza
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dje ka njoftuar se të premten gjatë mbl...
-
Rrạhụ familjarët dhe sụlmoi policët, arrestohet burri në Ferizaj
Një burrë është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizi...
-
Dy punëtore të një marketi në Prishtinë, u ngacmuan vazhdimisht nga tre meshkuj – njëri arrestohet
Dy gra, punëtore të një marketi në Prishtinë, kanë raportuar në polici se vaz...
-
Moti nesër në Kosovë: Kryesisht me diell dhe temperatura deri në 20 gradë
Nga e diela nën ndikimin e një anticikloni stabil na pret mot kryesisht me di...
-
Niveli i pagave, ekspertët: Me pagën mesatare nuk mbulohen shpenzimet në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” ...
-
MPJD kërkon konfirmimin e Serbisë për arrestimin e kosovarit- njoftuan misionet diplomatike
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, pas deklarimit të ministrit të Bren...