Sport

Xhudistja Erza Muminoviq dhe trajneri Driton Kuka shpërblehen me 7 mijë e 500 euro

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 14 August 2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka ndarë sot shpërblime shtetërore për xhudisten Erza Muminoviq dhe trajnerin e xhudos, Driton Kuka. Muminoviq do ta marrë shpërblimin prej 5 mijë eurove, ndërsa Kuka 2 mijë e 500 euro.

Këto shpërblime ata i kanë marrë pas fitores në Kampionatin Evropian U18 të Xhudos në Sarajevë, ku siguruan Medaljen e Artë. Ndarja e shpërblimeve është bërë bazuar në Rregulloren për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultatet Kulminante në Garat Ndërkombëtare.

“Ne do të vazhdojmë të ju përkrahim ashtu si deri më sot. Këto shpërblime që po i merrni janë meritë e juaja, e punës tuaj të suksesshme. Presim edhe rezultate tjera, si nga Erza ashtu edhe nga sportistët tjerë”, ka thënë ministri Gashi.

-Advertisement-

Erza Muminoviq është e vetmja xhudiste e kualifikuar që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të cilat do të mbahen në Argjentinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera