Lajme

Xhemajl Hasani, kandidat i Nismës për kryetar të Podujevës

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 23 June 2021

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me anëtarë tjerë të kryesisë qendrore, sot kanë takuar strukturën e re të degës së Nismës në Podujevë, të drejtuar nga kryetari i degës, Xhemajl Hasani.

Në këtë takim, temë kyçe e diskutimit ishin përgatitjet për zgjedhjet lokale 2021, më ç’rast me propozim të degës, Xhemajl Hasani, është zyrtarizuar si kandidat për kryetar të Podujevës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, thuhet në kumtesën që kjo parti ka postuar në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Po ashtu, gjatë këtij takimi pune, Limaj, e ka informuar strukturën e Nismës në Podujevë për zhvillimet politike në vend, si dhe ka kërkuar nga socialdemokratët në Podujevë që të angazhohen maksimalisht në mbështetje të kandidaturës së Xhemajl Hasanit dhe gjithë kandidatëve të Nismës për asamble komunale në këtë qytet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera