Lajme

Xhelal Sveçla jep detaje për gjendjen në kufijtë e Kosovës, çfarë po ndodhë në Jarinje dhe Bërnjak?

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 01 August 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se pikat kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjak po vazhdojnë të jenë të mbyllura si pasojë e barrikadave të vendosura nga strukturat ilegale serbe.

I pari i punëve te brendshme përmes një statusi në facebbok ka bërë të ditur se pikat tjera kufitare të Kosovës janë të hapura dhe se po vazhdohet lëshimi i dokumentit për hyrje dalje.

“Përveç në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të  zhvillimeve të shkaktuara nga strukturat ilegale serbe, në të gjitha pikat tjera kufitare në hyrje të Republikës së Kosovës po vazhdon lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje.  Deri më tash, janë lëshuar 1501 dokumente në pikat kufitare si në vijim”, ka shkruar ai duke bashkangjitur edhe nje tabelë që tregon për lëshimet e dokumenteve në të gjitha pikat kufitare./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera