Lajme

Xhavit Haliti: Kosova do ta marrë një flakaresh nga Amerika shkaku i taksës

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 30 January 2019

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se Kosova nuk rrezikon t’i prish raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkaku i taksës, përcjell inFokus.

Haliti ka thënë se për çështjen e taksës, Kosova do të marrë një flakaresh miqësore nga SHBA’ja.

“Për çështjen e taksës, ne nuk i rrezikojmë raportet me SHBA’në, me aleatin tonë të madh. Krejt çka mund të marrim është një flakaresh miqësore nga prindi ynë, në këtë rast Amerika”, ka thënë Haliti në Debat plus.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se çështja e taksës nuk do ta përçajë koalicionin qeverisës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera