Sport

Xavi: E merituam fitoren ndaj Napolit, Lewa u këndell pasi dhashë lajmin për largim nga klubi

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 21 February 2024

Napoli dhe Barcelona u ndanë baras në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes është deklaruar Xavi, i cili ka thënë se e kanë merituar fitoren ndaj italianëve.

“Ne dominuam dhe e merituam ta fitonim këtë ndeshje. Që nga lajmërimi im (për largim), Lewandowski e ka marrë një hap të madh përpara”, u shpreh Xavi.

-Advertisement-

“Ai ka shënuar shumë gola të rëndësishëm në ndeshjet e fundit”.

Përndryshe, ndeshja kthyese në mes Barcelonës dhe Napolit do të zhvillohet me datën 12 mars.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera