Sport

“Wikipedia” tallet keq me Atdhe Nuhiun, thuhet se ka shënuar mbi 700 gola dhe ka luajtur për klubet e njohura evropiane

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 04 April 2021

Atdhe Nuhiu është një prej arsyeve që Bernard Challandes po merr kritika nga tifozët dhe analistët e futbollit kosovar, shkruan Zeri.info.

Sulmuesi shtatlartë ishte i grumbulluar me Kosovën edhe për tri ndeshjet e marsit, por nuk u paraqit as edhe për një sekondë në asnjërën ndeshje.

Së fundmi dikush ka edituar profilin e tij në “Wikipedia” dhe duket se për synim ka pasur talljen me reprezentuesin e “Dardanëve”.

-Advertisement-

Aty figuron se Atdhe Nuhiu ka luajtur për skuadrat e njohura si Barcelona, Manchester United, Bayern Munich e Chelsea.

Image

Gjithashtu, nga ndryshimet e bëra në profilin e 31-vjeçarit, del se ai gjatë karrierës së tij deri më tani ka shënuar 720 gola.

Megjithatë e vërteta është se Atdhe Nuhiu nuk ka luajtur për skuadrat e lartpërmendura dhe se nuk e ka arritur atë shifër golash.

Nuhiu momentalisht aktivizohet te Apoel Nicosia, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe për Wels, Austria Karnten, Ried, Rapid Vienna, Eskisehirspor dhe Sheffield Wednesday.

Me Përfaqësuesen A të Kosovës, Atdhe Nuhiu ka regjistruar 19 paraqitje zyrtare dhe ka shënuar tre gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera