Lajme

Wigemark dënon sulmin në Shtërpcë: EULEX do të monitorojë nga afër hetimin dhe procedurat ligjore

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 06 January 2023

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka dënuar sulmin mbi dy të rinj serbë në Shtërpcë, sulm të cilin e cilësoi si të pakuptimtë.

Ai tha “EULEX-i e përgëzon Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari. Në përputhje me mandatin e tij, EULEX do të monitorojë nga afër hetimin dhe çdo procedurë të mëvonshme ligjore në këtë rast të dhunshëm penal”, është shprehur Wigemark.

Tutje, ai tha se lutjet e tij janë me familjet e të lënduarve dhe me komunitetin lokal në Shtërpcë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera