Auto&Tech

Wheelsandmore përforcon McLaren 720S në 800 kuajfuqi

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 26 March 2018

McLaren 720S edhe njëherë ka përjetuar modifikimin, e kësaj radhe nga kompania e njohur gjermane e cila merret me modifikimin e veturave – Wheelsandmore.

Ndër të tjera, gjermanët për këtë 720S ka përgatitur dy paketa për përforcimin e motorit të tij 4.0-litër Twin-Turbo V8 i cili sipas të dhënave nga fabrika ka kapacitet prej 720 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Paket “Stage 1” përfshinë përforcimin e motorit nga 720 në 770 kuajfuqi, do të thotë i ka shtuar 50 kuajfuqi, ndërsa “Stage 2” këtë motor e përforcon në 800 kuajfuqi.

-Advertisement-

Wheelsandmore nuk ka zbuluar të dhënat për përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale.

Gjithashtu, paketat e reja të Wheelsandmore përfshijnë edhe sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, amortizatorët me ajër, si dhe set të ri të rrotave me goma Pirelli.

Në ofertë janë tre sete të rrotave – FIWE, FORK dhe 6Sportz2, ndërsa dimensionet e gomave janë: 9.5×20 të përparme dhe 11.5×20 ose 12×21 të pasme.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy