Auto&Tech

WhatsApp ka një lajm të keq për përdoruesit, pas 31 dhjetorit nuk do të funksionojë në disa telefona!

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 27 December 2022

Shërbimi i mesazheve WhatsApp është gati të ndalojë së punuari në miliona telefona.

Personat të cilët kanë në përdorim modele të vjetra iPhone dhe Android nuk do të mund ta përdorin aplikacionin pas 31 dhjetorit pa marrë një përmirësim.

WhatsApp do të pushojë së funksionuari në 49 modele të telefonave duke përfshirë iPhone 5 ose 5c së bashku me disa modele Huawei , LG dhe Samsung.

-Advertisement-

Sidoqoftë, përdoruesve të atyre telefonave do t’u dërgohet një alarm nga WhatsApp përpara se të ndalojë së punuari.

“Pajisjet dhe softueri ndryshojnë shpesh, kështu që ne rishikojmë rregullisht se cilat sisteme operative mbështesim dhe bëjmë përditësime,” thuhet njoftimin e aplikacionit të mesazheve.

Këto pajisje gjithashtu mund të mos kenë përditësimet më të fundit të sigurisë, ose mund të mos kenë funksionalitetin e kërkuar për të ekzekutuar WhatsApp.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera