Wesley Clark: Kosova duhet ta forcojë sovranitetin dhe të kontrollojë veriun

Autori: Gazeta inFokus
08:19 | 05 October 2022
Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë se Kosova duhet ta forcojë sovranitetin e saj dhe ta kontrollojë pjesën veriore. Sipas tij, përveç çështjes së targave, ka edhe mënyra tjera për ta treguar sovranitetin.
“Situata mes Kosovës dhe Serbisë është më ndryshe. Ajo që dua të them është se Kosova duhet ta forcojë sovranitetin e saj dhe ta kontrollojë pjesën veriore të vendit. Çështja e targave është një shembull i mirë për të treguar sovranitet, por ka edhe metoda të tjera që mund të përdoren. Ndërsa në Beograd, kemi një ambasador të madh, ai është Christopher Hill, i cili e kupton shumë mirë situatën. Ai ishte ambasador edhe në Maqedoni gjatë kohës së luftës 1998-1999. Ai është në vendin dhe momentin e duhur”, tha ai për Tëvë1.
Po ashtu, Clark tha se dialogu Kosovë – Serbi duhet të ketë vazhdimësi, pasi siç tha ai, kjo do jetë në interesin e qytetarëve të Kosovës.
Se a ka rrezik për ndonjë luftë, Clark tha se duke ditur kapacitetet e NATO-s kjo nuk e shqetëson aspak.“Gjithashtu edhe në Kosovë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë emëruar një ambasador të mirë. Pra situata është më e sigurt në Kosovë, duke konsideruar edhe rolin e KFOR-it. Duhet të vazhdojë dialogu me Serbinë, edhe nëse ka shumë dallime e probleme. Kjo është edhe në interesin e qytetarëve të Kosovës. Nuk jam shumë i shqetësuar për Ballkanin, sepse e di që NATO është aty për të intervenuar shpejtë nëse shkaktohen trazira. Fjalët për luftë nuk më shqetësojnë, sepse i di kapacitetet e NATO-s”, deklaroi Clark.
“Padyshim që Kosova një ditë do të bëhet anëtare e NATO-s”, theksoi tutje Clark.

Të tjera
-
Pretendimi i çuditshëm – Trump: Biden ka vdekur, e zëvendëson kloni
Presidenti amerikan Donald Trump të shtunën në mbrëmje ripostoi një pretendim...
-
Muharremi: Gabimet në energji po na kushtojnë të gjithëve – rritja e çmimit, e vetmja gjë që funksionon
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj situatës me tregun e energj...
-
Rrëfim i vajzës së të mbijetuarës së dh*unës se* ksuale gjatë l uftës në Kosovë: Nënës sime iu deshën 20 vjet për të gjetur zërin e saj
Me një rrëfim personal, Venesa Sylejmani, vajza e të mbijetuarës së dhunës se...
-
Ky është personi që u gjet pa shenja jete në parkun e Pejës
Një person është gjetur pa shenja jete sot në parkun Karagaq të Pejës. Ind...
-
Italia feston, KFOR vlerëson kontributin e saj në Kosovë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar Italinë me rastin e Ditës Kombëtar...
-
Avokati Bajraktari: Ajo që po ndodh në Hagë nuk është drejtësi, është përndjekje
Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër pas raportimeve për dorëzimin e d...
-
Pranohen pjesërisht disa prova që lidhen me ekspertin e ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep...
-
Berisha: Futeni IT-në dhe Inteligjencën Artificiale si lëndë obligative në shkolla – është çështje sigurie kombëtare
Njohësi i kibernetikës, Halil Berisha, ka bërë një thirrje publike drejtuar i...
-
Williams: Kosova, model frymëzues për shtetet e vogla, për ndërtimin e paqes e përfshirjen e grave në qeverisje
Kosova është shndërruar në një model frymëzues për shtetet e vogla në zhvilli...
-
Deputetja e LVV-së: Qe tri javë po presim përgjigjen e Kushtetueses, s’besoj që po veprojmë jashtligjshëm me propozimin për votim të fshehtë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni theksoi se “janë ...
-
Presidentja Osmani: “Kurrë më” do të thotë të refuzosh armët si zgjidhje dhe të zgjedhësh dialogun, fëmijët tanë e meritojnë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, hapi edicionin e tretë të Forumit Ndërko...
-
Behrami: LVV-ja ditëve të fundit po flet mirë për Kushtetuesen, kjo më çudit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Artan Behrami, ka thënë se Lëvizja ...