Rajoni dhe Bota

Wang Yi: Kina dhe Japonia duhet t’i bëjnë mospërputhjet të kontrollueshme

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 01 December 2020

Kina dhe Japonia gëzojnë interesa të gjera të përbashkëta dhe gjithashtu kanë disa dallime dhe mospajtime në disa fusha, të cilat duhet të trajtohen me kujdes dhe si duhet, tha të hënën në ceremoninë e hapjes së Forumit të 16-të Pekin-Tokio këshilltari i Shtetit dhe Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi.

Kryediplomati kinez përfundoi të mërkurën vizitën e tij në Japoni, përmes së cilës u arrit një dakordësi me pesë pika dhe gjashtë rezultate konkrete, përfshi fillimin e sistemit të hyrjes “së shpejtë” për biznesin që nisi të hënën.

Pandemia COVID-19 i ka bërë të gjitha vendet e botës të kuptojnë më thellë se njerëzimi është një bashkësi me një të ardhme të përbashkët dhe ka treguar miqësinë tradicionale midis popullit kinez dhe atij japonez, theksoi Wang.

-Advertisement-

Mbajtur për herë të parë në vitin 2005, Forumi Pekin-Tokio synon përmirësimin e marrëdhënies dypalëshe dhe thellimin e mirëkuptimit të ndërsjellë midis Kinës dhe Japonisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera