Auto&Tech

Wald e shndërron Mercedes-AMG GT S në “bizon të zi”

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 11 July 2018

Kompania që merret me modifikimin e veturave, Walk International, deri tani ka modifikuar një numër të modeleve të Mercedesit dhe njëra nga kreacionet e saj të reja është edhe paketa e re e dedikuar për Mercedes-AMG GT S.

Fjala është për paketën e quajtur “Black Bison”, e cila ndër të tjera përfshinë mbrojtësin e ri të përparmë me spoiler, set të ri të pragjeve, mbrojtësin e ri të pasmë me difuzer, si dhe spoiler mbi derën e bagazhit, transmeton Koha.net.Gjithashtu, Wald International ofron edhe eksterier me ngjyrë të gjelbër mat, detaje me ngjyrë të zezë, set të ri të rrotave nga alumini me diametër prej 21 ose 22-inç, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe amortizatorët e modifikuar.

Tani për tani, nuk ka informacione në lidhje me modifikimin e interierit, si dhe me përforcimin e motorit të këtij modeli 4.0-litër Twin-Turbo V8 i cili fabrikisht ka 522 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3,8 sekonda dhe atë maksimale deri në 310 km/h.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy