Lajme

VV thotë se nuk kishin ftesë për takimin me presidentin

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 28 October 2020

Presidenti Hashim Thaçi i ka takuar sot liderët e partive politike, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend.

Por në këtë takim nuk ka marrë pjesë asnjë zyrtarë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu ka thënë për KosovaPress, se pavarësisht që lideri Albin Kurti është i izoluar për shkak të infektimin me Covid-19, në adresë të kësaj partie nuk ka ardhur asnjë ftesë për këtë takim.

-Advertisement-

“Nuk ka pasur as takim virtual me z.Kurtin, as takim me ndonjë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, sikurse nuk ka pasur as ndonjë ftesë”, ka thënë për KosovaPress, zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera