Lajme

VV kërkon shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 22 February 2024

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një konference për media ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme të martën në Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke kërkuar shkarkimin e kryesuesit, Pëllumb Bajqinovci nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nora Kelmendi, asambliste e VV-së, ka ftuar të gjithë asamblistët të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të së martës, në të cilën do të kërkohet shkarkim i kryesuesit të Kuvendit Komunal, pozitë që mbahet nga Pëllumb Bajqinovci i LDK-së.

“Lëvizja Vetëvendosje me përkrahje edhe të partive tjera opozitare, ka iniciuar kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme me të vetmin pikë të rendit të pikës, shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Shefi i asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla ka thënë se Kuvendi ka qenë i bllokuar dhe jo funksional tash e dy muaj.

“Siç e dini prej datës 8 shkurt, kur PDK bëri të ditur daljen nga koalicioni me LDK-në në Prishtinë të paktën zyrtarisht, nuk ka një shumicë qeverisëse. Kjo po shihet sa i përket drejtorive komunale, ku shumica e drejtorëve janë nga LDK, një subjekt që në zgjedhjet e fundit komunale në Prishtinë i kishte fituar jo më shumë se 26% të votave, sot ka 100% pushtet në ekzekutiv”, ka deklaruar ai.

Asamblisti tjetër i kësaj partia, Mirsad Vitija, ka akuzuar PDK-në se po përpiqet që me një këmbë të rri në pushtet e me një këmbë në opozitë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera