Lajme

KFOR: Shmangia e veprimeve që sjellin tensione, çelësi i sigurisë së qëndrueshme

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 14 September 2024

KFOR-i është duke i ndjekur nga afër zhvillimet aktuale në Kosovë.

Në një deklaratë  nga ky mision kanë kërkuar që të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione.

“Është e rëndësishme të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione të panevojshme. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, ka thënë KFOR-i kur është pyetur në lidhje me paralajmërimet serbe për shpalljen e Kosovës si “territor të okupuar”.

-Advertisement-

KFOR-i  për  Klan Kosova tha se do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij të dhënë nga OKB-ja për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Para deklarimit të djeshëm të presidentit të Serbisë në lidhje me Kosovën, mediat e afërta me pushtetin atje paralajmëruan se Alleksandar Vuçiq do të shpallte Kosovën “territor të okupuar”.

Megjithatë, Vuçiqi nuk e bëri këtë. Madje ai tha se po ta shpallte të tillë, kjo, sipas tij, do të nënkuptonte “njohje të territorit të Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera