Vuçiqi i kërkon Rusisë t’i japë fund rekrutimit të serbëve për luftën në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus
19:31 | 17 January 2023
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha se Rusia duhet t’u japë fund përpjekjeve për rekrutimin e serbëve për të luftuar përkrah grupit të saj paraushtarak “Wagner” në Ukrainë.
Ai kritikoi faqet e internetit të Rusisë dhe grupet e rrjeteve sociale për publikimin e reklamave në gjuhën serbe në të cilat grupi “Wagner” thërret vullnetarët që t’u bashkohen radhëve të tij.
“Nuk është e drejtë që dikush thërret njerëzit në Serbi, e cila është e vetmja që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, të luftojnë në Ukrainë, kur dihet se kjo është kundër rregullave tona”, tha presidenti serb të hënën vonë në një intervistë në televizionin “Happy”, transmeton VOA shkrimin e “Reuters”.
Vullnetarët serbë morën pjesë në luftime së bashku me forcat pro-ruse në Ukrainë në vitet 2014 dhe 2015. Askush nuk i di numrat e saktë, por dhjetëra serbë janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë që nga viti 2014, thonë vëzhguesit.
Të martën, agjencia ruse e lajmeve RIA, transmetoi pamjet televizive të dy burrave të maskuar që u identifikuan si vullnetarë serbë në një kurs trajnimi për përdorimin e armëve në pjesët e kontrolluara nga Rusia të rajonit Zaporizhzhia në Ukrainë.
Ligjet serbe ndalojnë pjesëmarrjen e qytetarëve të Serbisë në konfliktet jashtë vendit dhe disa persona janë dënuar për këtë.
Javën e kaluar i dërguari i lartë amerikan Derek Chollet shprehu shqetësimin e fortë për veprimtarinë e grupit të kontraktorëve privatë ushtarakë “Wagner Group” dhe për përpjekjet që po bën ky grup për të rekrutuar ushtarë në Serbi dhe vende të tjera.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit tha se i ka shprehur këto shqetësime gjatë bisedimeve në Beograd me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Kemi parë se Grupi Wagner po përpiqet të rekrutojë ushtarë nga Serbia dhe gjetiu, dhe kjo është diçka që ne mendojmë se nuk mund të vazhdojë”, u tha ai gazetarëve të enjten pas takimit me presidentin serb.
Presidenti serb mohoi akuzat se grupi “Wagner”, i udhëhequr nga Evgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, është i pranishëm në Serbi ku organizatat pro-Kremlinit dhe ato ultranacionaliste e kanë mbështetur agresionin mbi Ukrainën.
Ai i cilësoi si “gënjeshtra” pohimet se pjesëtarë të grupit “Wagner” janë parë edhe në veriun e Kosovës përgjatë tensioneve të muajit dhjetor, kur grupe serbësh mbajtën të bllokuara rrugët kryesore në zonë për rreth tri javë.
Serbia është kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, i cili është partneri dhe investitori kryesor tregtar i saj, por gjithashtu ruan bashkëpunimin tregtar dhe ushtarak me Rusinë, një aleat tradicional i saj, që mbështetë pretendimet serbë ndaj Kosovës.
Edhe pse në mënyrë të përsëritur dënoi agresionin e Rusisë në Ukrainë në Kombet e Bashkuara dhe në disa forume të tjera ndërkombëtare, Beogradi ka refuzuar t’i vendosë sanksione Moskës.
Serbia është tërësisht e varur nga importet e gazit nga Rusia dhe shitësi i saj i naftës NIS është në pronësi të Gazpromit rus. /VOA

Të tjera
-
“Futbollistët tanë mezi shpëtuan gjallë në Tiranë”, mediat serbe me tituj dramatik për ndeshjen me Shqipërinë
Mediat në Serbi e kanë kthyer në dramë përballjen e sotme mes Shqipërisë dhe ...
-
Sylvinho: Merituam shumë më tepër – jam i zhgënjyer me rezultatin por krenar me lojtarët
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin 0-0...
-
Gjimshiti: Bëmë lojë të mirë – edhe një pikë është okej
Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares Shqiptare, tha se bashkëlojtarët e tij...
-
Fëmijët shqiptarë “çmendin” mediat serbe
Mediat në Serbi po e konsiderojnë “skandal” se shoqëruesit e futbollistëve se...
-
Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”
Pjesëtarë të Policisë së Shtetit e kanë larguar sot flamurin e Ushtrisë Çliri...
-
Përfundon pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi
Ka përfunduar pa gola përballja Shqipëri-Serbi. Shqipëria në pjesën e dytë...
-
Super atmosferë në sheshin Skenderbeu në Shkup në përkrahje të Shqipërisë
Atmosferë e zjarrtë në sheshin Skënderbeu në Shkup po mbizotëron sonte për nd...
-
Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve
Zvarritje të procesit, shkelje të afateve dhe qasje joprofesionale nga Prokur...
-
Shkup: Reshjet e shiut, shtohet frika për përmbytje
Përmbytjet e një dite më parë në rajonin e Shkupit nxorën në sipërfaqe munges...
-
Shqipëria dështon nga penalltia në fund të pjesës së parë, mbyllet me barazim pjesa e parë ndaj Serbisë
Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më ...
-
Gjysmë ore lojë në “Air Albania”, rezultati ende ai i startit
Përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë të vlefshme për kualifikimet e Kampiona...
-
Pas dhjetë minutave serbët nisën ankesat, Lukic tha se u godit në kokë gjatë një këndoreje
Shqipëria po përballet me Serbinë në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore pë...