Lajme

Vuçiqi flet me Erdoganin, e informon për qëndrimet e Beogradit para takimit të nesërm

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 26 February 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike  me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të cilin e ka njoftuar për qëndrimet e Beogradit zyrtar para vazhdimit të dialogut me Prishtinën gjatë së hënës në Bruksel.

Siç njofton zyra e presidentit serb, gjatë kësaj bisede ,Vuçiq e Erdogan ranë dakord se gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor, njofton Klankosova.tv.

Të hënën, Brukseli do t’i përballë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ata fillimisht do të priten në takime të ndara nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell për të vazhduar më pas me takimin trepalësh.

-Advertisement-

Plani evropian do të diskutohet në këtë takim që mbahet në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera