Lajme

“Vuçiq tha se është mirë të hiqen barrikadat”, Bulliqi: Le ta shohin ndërkombëtarët…

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 28 December 2022

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që është edhe zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka komentuar në Frontal të Televizionit 7 deklaratën e Goran Rakiqit për telefonatën me Presidentin serb rreth barrikadave.

I pyetur se a tregon kjo që Presidenti serb, Aleksandër Vuciq po merr vendim për një çështje që e ka tensionuar Kosovën, Bulliqi thotë se kjo vetëm shpërfaq se ai qëndron prapa “grupeve kriminale”, që i vendosen barrikadat në rrugët e veriut të Kosovës.

“Është një sinjal i qartë se Vuciq është prapa grupeve kriminale”, tha zyrtari i LVV-së.

-Advertisement-

Ai tutje u ka thënë ndërkombëtarëve se duhet ta kuptojnë që Vuciq qëndron prapa situatës së destabilizuar në veri të Kosovës.

“Faktori ndërkombëtar është mirë ta ketë të qartë, nëse deri tash nuk e ka pasur të qartë se kush qëndron pas gjitha këtyre”, tha Bulliqi.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar duhet “ta thotë troç me atë cka realisht po ndodhë në terren”.

Bulliqi po ashtu e ka bërë përgjegjës KFOR-in për sigurimin e lëvizjes së lirë në Kosovë, duke treguar se pret nga ky mision që të veprojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera