Lajme

“Vuçiq pretendon t’i tregojë ShBA-së dhe BE-së se nuk lëshon pe për Kosovën”

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 29 December 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, thotë se largimi i barrikadave u bë nga vetë ata persona që i vendosën.

Bajrami, në Klan Kosova, thotë se presidenti serb, Aleksander Vuçiq, pretendon t’i tregojë Amerikës dhe Bashkimit Evropian se nuk lëshon pe për Kosovën.

“Nuk e kanë bërë largimin e barrikadave vetëm për këto arsye por për të treguar se roli destabilizues i tyre në rajon është i fortë. E kanë bërë se Serbia nuk ndryshon dhe vazhdon ta ketë të njëjtën qasje agresore ndaj Kosovës”.

-Advertisement-

“Vuçiqi pretendon se që t’ju tregoj në vazhdimësi evropianëve dhe në këtë rast edhe amerikanëve se nuk lëshojnë pe për Kosovën. Sa herë t’i kërkohet marrëveshje ai nxjerr një kartë të tillë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera