Lajme

Vuçiq pret ambasadorët dhe përfaqësuesit gjermanë, të pranishëm Rohde dhe Sarrazin

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 20 January 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq priti ambasadorët gjermanë nga rajoni, si dhe përfaqësues të qeverisë së Berlinit, përfshirë të dërguarin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, të cilët po vizitojnë Beogradin.

Në këtë takim me president ishte i pranishëm edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bashkë me ambasadorët nga Tirana, Sarajeva, Shkupi dhe Podgorica, shkruan RTS, përcjell Klankosova.tv.

“Unë theksova rëndësinë që Serbia i kushton marrëdhënieve me Gjermaninë dhe ripërsërita qëndrimet e prera të vendit tonë kur është fjala për bashkëpunimin në rajon dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera