Lajme

Vuçiq për hapjen e Ibrit: Këtë po e bën ai turku, komandanti i KFOR-it!

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 18 August 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do t’i shkruajë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kërkesën që ura e Ibrit në Mitrovicë të mos hapet.

Sipas tij, gjithçka po bëhet pa njoftim të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

“Këtë po e bën ai turku, komandanti i KFOR-it. Do t’i shkruaj Mark Ruttes sot. Shpresoj se do të më përgjigjet dhe do ta pranojë kërkesën time të mos e bëjë këtë. Do t’i shkruaj sot apo nesër. Për mua është marri e madhe dhe zhgënjim. Kjo tregon për nervozizmin që i ka kapluar, se nuk dinë si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë një Kosovë të pavarur”, ka thënë ai të martën, transmetojnë mediat në serbisht.

-Advertisement-

Më 10 gusht, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se e ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme në urën e Ibrit në Mitrovicë. Siç ka njoftuar KFOR-i, kjo po zhvillohet me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, si pjesë e procesit të zvogëlimit gradual të pranisë së KFOR-it.

Për vendimin është njoftuar edhe Bashkimi Evropian që i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës të ofrojë garanci për të gjithë.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy