Lajme

Vuçiq nxjerr gjashtë dokumente “kundër” aplikimit të Kosovës në BE

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 14 December 2022

Një ditë para se Kosova të dorëzojë aplikikimin e saj në Bashkimin Evropian, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalur me një grumbll dokumentash të cilat pretendon se bijnë në kundërshtim me këtë aplikim. Duke iu referuar atyre, ai iu drejtua bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas tij, janë gjashtë sosh në kundërshtim me këtë aplikimin, derisa pyet se “cilën nga këto dokumenta do të respektoni”.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, ju tashmë e dini se unë i kam pyetur partnerët tonë perëndimorë se cilën nga këto pesë dokumente ata duan të respektojnë: Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 12/44, Marrëveshjen e Brukselit apo Marrëveshjen e Uashingtonit. Tani kemi ardhur te e gjashta, dokumenti shumë i rëndësishëm i BE-së nga viti 2003, dokumenti i famshëm i Selanikut i vitit 2003 për zgjerim me Ballkanin Perëndimor”, ka nisur videomesazhin e tij, Aleksandar Vuçiç.

-Advertisement-

“Dhe, pikërisht tani në dritën e këtij aplikimi [të Kosovës] në BE, pyetja ime është: A do të respektohen dokumentet që ata vetë i kanë sjellur, madje edhe ato historiket si ajo e Selanikut, sepse pika 5 e dokumentit të Selanikut thotë se mbështet plotësisht zbatimin e Rezolutës 12/44. Prandaj pyetja ime sot është se cilin nga këto gjashtë dokumente doni të respektoni, dhe pastaj ne do të pajtohemi absolutisht”, ka thënë Aleksandar Vuçiq,

Kosova të enjten do të dorëzojë të enjten aplikimin e saj në Bashkimin Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera