Lajme

Vuçiq: Nuk mund ta pengojmë anëtarësimin e Kosovës në NATO, shpresat te Spanja dhe Hungaria

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 28 April 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar sot se Kosova nuk do ta ketë të lehtë të bëhet anëtare e NATO-s, siç tha ai, për shkak të rezistencës së fortë të Spanjës dhe Hungarisë.Ai tha se në këtë çështje asgjë nuk varet nga Serbia sepse ajo nuk është anëtare e NATO-s.

“Ata mund të pranohen në NATO, por jo lehtë sepse ka vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Do të ketë rezistencë shumë të fortë nga Spanja, por edhe nga disa vende që e kanë njohur Kosovën, si vëllezërit dhe motrat tona nga Hungaria”, tha Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

I pyetur nga gazetarët për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiq tha se ishte një “turp i veçantë”.“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori. Ata nisen nga parimi se ‘forca nuk i lutet Zotit’. Ata mendojnë se mund të bëjnë gjithçka, por ne do të presim momentin kur do të vendoset një ekuilibër pak më ndryshe i pushtetit për sa i përket respektimit më të madh të së drejtës publike ndërkombëtare, që është situata tani, brezi im apo i juaji, për këtë më vonë”, tha presidenti i Serbisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera