Lajme

Vuçiq: Glauk Konjufca tha atë që po mendojnë të gjithë në Kosovë për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 09 February 2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot se fillimisht është e nevojshme themelimi i Asociacionit, në përputhje me katër marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, nëse mendohet se diçka po diskutohet seriozisht.

Vuçiq, i pyetur për të komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se qeveria e Kosovës nuk e ka në plan formimin e Asociacionit dhe se Konjufca tha diçka të cilën e mendojnë njëjtë të gjithë në Kosovë në lidhje me Asociacionin.

“Ata gjoja pranojnë planet për të hyrë në OKB dhe më pas do të formojnë Asociacionin dhe që ne e marrim fjalën e tyre seriozisht pas 10 vjetëve gënjeshtra është e pakuptimtë”, shpjegoi Vuçiq, raporton FrontOnline.

-Advertisement-

Ai theksoi se mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjnë amerikanët dhe evropianët.

“Nëse mendojnë se po diskutojnë seriozisht diçka, atëherë duhet ta zbatojnë plotësisht Asociacionin në përputhje me katër marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel”, ka theksuar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera