Vuçiq e ndalon edhe Goran Bogdanoviqin në kufi, arsye takimi me Kurtin
Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 17 December 2022
Kryetari i Lëvizjes “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka njoftuar se në mënyrë të ngjashme si Rada Trajkoviq, është ndaluar nga autoritetet serbe në Merdare derisa kishte qenë duke shkuar në Serbi nga Kosova.
Bogdanoviq, i cili ka qenë ish-ministër në Qeverinë e Kosovës e më pas edhe në atë të Serbisë dhe që njihet si kritikues i presidentit serb Vuçiq, tha se arsyeja pse e kanë ndalë ishte një takim i tij me kryeministrin Albin Kurti.
“Arsyeja e qëndrimit tim në vendkalim është konferenca për media që u mbajt në Kosovë së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, si dhe takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte shumë konstruktiv. Kurti tregoi respekt për organizatën politike që unë drejtoj dhe regjistrimi i ‘Odgovor’ në Kosovë është duke u bërë”, tha Bogdanoviq për portalin serb N1.
Ai tha se u nxor nga autobusi që udhëtonte në linjën Graçanicë-Beograd nga policia serbe, të cilët i kishin dhënë dy mundësi – të priste në kufi për një vendim për të ose të kthehej në Kosovë.
“M’u afruan pjesëtarë të policisë, ishin shumë profesionistë, më thanë që duhej të lija autobusin dhe të nxirrja gjërat. Me mua ka udhëtuar drejtoresha politike e Odgovor, Marija Iliq, e cila u solidarizua me mua dhe doli nga autobusi. Në ambientet e policisë më kontrolluan sendet e mia pa presion. Më thanë se kishte një urdhër që unë të ndalesha këtu, pa shpjeguar pse. Kështu është arrestuar edhe Rada Trajkoviq”, ka thënë Bogdanoviq.
tha se ka zgjedhur opsionin e pritjet në pikën kufitare, derisa ka thënë se Serbia është atdheu i tij dhe se i mohohet e drejta themelore e njeriut për lirinë e lëvizjes.
Bogdanoviq tha se mbajtja e tij është “revanshizëm politik ndaj kujtdo që kundërshton politikën e Beogradit zyrtar”.
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...